
Enti Kombëtar i Banesave ka hapur thirrjen për aplikime në kuadër të programeve sociale të strehimit, duke publikuar informacionin mbi dokumentacionin dhe kriteret që duhet të plotësojnë qytetarët që kërkojnë të përfitojnë nga këto programe.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari informoi sot se në kategoritë që trajtohen me përparësi nga programet e strehimit social janë edhe familjet e punonjësve të rënë në krye apo për shkak të detyrës, si dhe viktimat e dhunës në familje.
Lamallari publikoi detaje nga kriteret dhe dokumentacioni që duhet plotësuar për të përfituar në kuadër të programit të strehimit social.
Sipas përcaktimeve ligjore, familjet e punonjësve të rënë në detyrë përfshijnë, ndër të tjera, familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, strukturave të Ministrisë së Brendshme, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Policisë së Burgjeve. Për viktimat e dhunës në familje kërkohet urdhër mbrojtjeje ose urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i lëshuar nga gjykata.
Aplikimi kryhet përmes platformës e-Albania, në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
