
Ibraim Leimoeiv është turisti tjetër francez që ka qenë bashkë me miqtë e tij në klabin “Principotes”, kur nisi konflikti që çoi në vrasjen e Luis Varela. Ai ka treguar se i pari që i ka sharë ka qenë David Gjana, pavarësisht se nuk e identifikon me emër, dhe më pas ka shkuar Sokrat Vata dhe të tjerët.
“Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri i cili fliste pak frëngjisht. Ai na thotë qetësohuni ose do të q* nenën, ndërsa më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt.
Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Luis Miguel.
Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga”, është shprehur shtetasi francez Ibraim Leimoeiv, mik i viktimës.
Përsa i përket personit të parë që ka nisur konfliktin, nga kryqëzimi me të dhënat publike të shpërndara nga Policia e Shtetit dhe dëshmitë e fragmentarizuara që kanë rrjedhur në media gjatë këtyre ditëve, del se ai është Davit Gjana, një i ri nga Kukësi. Ai mban aktualisht një mbiemër anglez dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
“Pyetjes se a e njeh personi I cili goditi me thikë, ai u përgjigj që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e shtetasit Sokrat Vata, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij”, thuhet në dosje, siguruar nga Klodiana Lala.
Sipas grupit hetimor, nga veprimet hetimore rezulton se:
Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez Luis Mendes, 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi David Heurtevent, (David Gjana) tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
