
Për vitin e ri, në shumë tradita, ushqimet që konsumohet gjatë natës së ndërrimit të viteve janë besuar të sjellin fat dhe begati për vitin që po vjen.
Ja disa ide për ushqimet fatësjellëse që mund të përgatisni për këtë rast:
Në disa tradita, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali, konsumimi i 12 kokrrave të rrushit në mesnatë simbolizon 12 muajt e vitit të ardhshëm. Çdo kokërr përfaqëson një muaj dhe besimi është se kjo sjell mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.
Për mëngjesin e ditës së Vitit të Ri, mund të konsumoni ushqime në formë unaze, siç janë petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.
Në shumë kultura, mishi i derrit është simbol i fatit dhe begatisë, veçanërisht gjatë natës së Vitit të Ri. Derrat janë të shëndoshë dhe gjithashtu ecin me hundë përpara, që është një simbol i progresit. Mishi i derrit mund të konsumohet në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe, etj.
Përplasni një kokërr shegë në dysheme
Në Greqi, në natën e vitit të ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.
Piqni peshk të pa copëtuar – Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.
1-Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.
2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.
3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.
Konsumoni makarona të gjata pa i thyer
Kjo është një traditë japoneze, ku makarona të gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla.
Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër
Në disa kultura, perimet me ngjyrë të gjelbër përfaqësojnë paratë dhe besimi është se konsumimi i tyre sjell mbarësi dhe fat në vitin që po vjen.
Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët.
Në Greqi, ka një traditë të veçantë që përfshin pjekjen e një keku të quajtur “vasilopita” me shije limoni, ku futet një monedhë. Personi që e gjen monedhën në copën e tij, besohet të ketë fat dhe një vit të mbarë përpara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
