
Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, renditja ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe lëvizshmërinë globale të qytetarëve. Sipas të dhënave më të fundit, të përditësuara këtë fundvit, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 46-të në botë, duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 122 vende.
Kjo renditje përfaqëson një përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme dhe pasqyron progresin e Shqipërisë në marrëdhëniet diplomatike dhe integrimin ndërkombëtar.
Grafiku tregon një rritje graduale të fuqisë së pasaportës shqiptare, nga vendi i 79-të në vitin 2006 në vendin e 46-të në vitin 2025, me luhatje të vogla ndër vite, por me trend të qartë pozitiv.
Në rajon, Greqia renditet në vendin e 5-të global, me akses pa vizë në 186 destinacione, ndërsa Kroacia mban vendin e 7-të në botë me 184 vende, duke qenë pasaportat më të forta në Ballkan. Serbia renditet e 35-ta me 137 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina e 45-ta me 123 destinacione, Maqedonia e Veriut e 41-ta me 129 destinacione, ndërsa Mali i Zi renditet i 42-ti me 128 destinacione pa vizë.
Ndërkohë, pasaporta e Kosovës renditet në vendin e 62-të globalisht, duke u lejuar qytetarëve të udhëtojnë pa vizë në 81 vende.
Në nivel botëror, Singapori vazhdon të kryesojë renditjen si pasaporta më e fuqishme në botë, me akses pa vizë në 193 vendedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
