LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 15:03

E fundit! Përplasen dy makina në rrugën e Kombit

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në në segmentin Milot–Rrëshen, në Rrugën e Kombit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.

Po ashtu bëhet me dije se si pajojë e përplasjes, një grua ka mbetur për disa minuta në makinë për shkak të dëmtimeve të pësuara të automjetit.

Ishin shërbimet e emergjencës që bënë të mundur nxjerrën e saj nga automjeti, ndërsa më pas, së bashku me personat e tjerë të plagosur, janë transportuar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara, shihen se dy makinat kanë pësuar dëme kolosaledo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE