LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 00:12

E DHIMBSHME – 49 – vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur

GREQI – Trupi i gruas që u gjet duke lundruar në Istmin e Korinthit është identifikuar. Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 49 vjeçare me origjinë shqiptare

Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Autoritetet u njoftuan për trupin e një gruaje që u gjet duke lundruar në kanalin e Korinthit , pak pas orës 8 të mëngjesit të mërkurën, më 15 korrik.

Sipas një deklarate zyrtare – trupi u nxor nga një varkë private me oficerë të Rojës Bregdetare në bord.

Gruaja u mor më pas nga një ambulancë e EKAB dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit.

Sipas informacioneve, trupi i gruas u identifikua nga një i afërm. Siç rezultoi, ajo është një grua 49-vjeçare me shtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE