
Zbulohet arsyeja e vërtetë për të cilën ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-kryebashkiaku po hetohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që ka edhe një çështje në lidhje me ndikimin e zgjedhjeve me mesazhe dhe përgjime.
Kjo, pasi më 18 maj 2025, Prokuroria e Posaçme sekuestroi celularin e tij dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.
Roshi bëri fushatë për kushëririn e tij, Elton Roshi, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës, i cili mori 5233 vota gjatë garës në qarkun e Tiranës, duke u renditur i 7-i në listën e hapur.
Ndërkohë, burime zyrtare kanë konfirmuar për CNA se Elvis Roshi është thirrur në SPAK për një tjetër çështje.
Arsyeja që Roshi është thirrur në SPAKj lidhet me një auditim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, prej së cilit është zbuluar një dëm ekonomik i shkaktuar nga një KVO, pra nga një Komision i Vlerësimit të Ofertave, për një procedurë të zhvilluar në vitin 2017, pra nëntë vite më parë.
Për këtë arsye, Elvis Roshi është marrë nën hetim, pra për shkak të këtij kontrolli të KLSH-së, teksa ish-kryebashkiaku në fakt nuk ka qenë pjesë e KVO-së, por ka qenë drejtues i Bashkisë së Kavajës, ku KLSH ka gjetur një shkelje dhe pretendohet për një dëm ekonomik të shkaktuar nën përgjegjësinë e asokohë kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, gati nëntë vite më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
