LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 05:05

Dua të takoj me urgjencë Edi Ramën sepse kam...! Mamaja e Bleona Matës në lot, nxjerr detaje të reja që do lotoni

Nëna e Bleona Matës ka bërë një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës diten e sotme e ftuar në një studio televizive,

duke treguar se prej vitesh jeton me një makth të pandërprerë, mes shpresës dhe dhimbjes për vajzën e saj të zhdukur.

Ajo shprehet se jeta e familjes është ndalur dhe se asnjë festë, asnjë moment gëzimi nuk ka më kuptim pa praninë e Bleonës.

“Jetojmë me këtë makth, me këtë histori dhe me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit,” shprehet ajo.

Nëna e Bleonës akuzon drejtpërdrejt strukturat e rendit, duke thënë se hetimet nuk janë kryer siç duhet dhe se personat e përfshirë nuk janë mbajtur përgjegjës. “Uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi,” thotë ajo.

Ajo rrëfen se çdo ditë e pret vajzën e saj me shpresën se një ditë do t’ia dëgjojë sërish zërin dhe do t’ia festojë ditëlindjen. Bleona, sipas saj, është ende e pranishme në çdo detaj të jetës familjare: në kalendarin me fotot e saj, në gotën nga e cila pi ujë, në sendet e përditshme që mbajnë kujtimin e saj gjallë.

Jetojmë me këtë makth, me këtë histori e me këtë depresion. Nuk jetojmë dot, nuk festojmë dot, sepse na mungon një pjesë e shpirtit. Unë, si nënë, nuk i kam humbur shpresat dhe nuk do t’i humbas kurrë, por ndonjëherë jam e mbushur me urrejtje, sepse uniformat blu duhej të kishin punuar siç duhet. Pesë vajzat nuk mbajtën asnjë përgjegjësi.

E pres vajzën time me padurim. Besoj se një ditë do t’ia dëgjoj zërin, do t’ia festoj ditëlindjen. Ajo është pjesë e familjes sonë. Kalendari është me fotot e saj, stilolapsi, gota ku une pi ujë, gjithçka mban foton e Bleonës.

Jetoj te prindërit, sepse nuk jetoj dot aty ku më humbi Bleona. Jetoj me djalin tim, është 19 vjeç. Derisa të kem frymën e fundit, nuk do të ndaloj së kërkuari Bleonën. Djali më thotë se do ta ndjekë këtë çështje edhe në rrugë private.

Qamilja ka dashur t’i marrë të dy fëmijët, por djali u kthye, vajzën ma mori. Shteti nuk më ka ndihmuar. Bashkia e Kukësit e di historinë time, komuna po ashtu. Unë çdo pjatë që mbush, nuk e ndaj kurrë pa ia mbushur edhe Bleonës.

Shteti nuk punoi siç duhet. Kriminelët i ka në dorë, situatën e ka në dorë, vetëm Bleona mungon. Dua të kem një takim me kryeministrin e Shqipërisë. Ai mund t’i japë urdhër SPAK-ut dhe prokurorisë që të thërrasin menjëherë pesë vajzat. Ato nuk janë pyetur siç duhet, u pyetën dy orë me makiato, pica e hamburger.

E dua këtë takim sa më shpejt. Dua drejtësi për vajzën time, sepse shpirti po më përvëlohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE