LAJME / E Diel 11 Janar 2026, 13:01

"Djali virgjër"- Ish-banori i BBVA ironizon Mirin dhe produksionin: Donin ti shisnin shqiptarëve... (Foto)

Spektakli i mbrëmshëm, ku Selina u “kryqëzua” nga opinionistët për raportin e saj me Mirin dhe deklaratën për kunatën, nuk ka kaluar pa reagime thumbuese nga jashtë.

Ish-banori i “BBV3”, Jetmir Salaj, ka bërë një reagim plot ironi në Instagram, duke shigjetuar drejtpërdrejt opinionisten Monika Kryemadhi dhe produksionin.

Pasi Monika i doli në mbrojtje Mirit duke akuzuar Selinën se e ka lënduar atë ditët e fundit, Jetmiri e ka cilësuar këtë si një skenar të dështuar.

“Lot…. Monikës iu prek Miri….,” shkruan ai me sarkazëm, duke publikuar një foto nga momenti i debatit në studio.

Sipas Jetmirit, e gjithë situata është një tentativë manipulimi: “Pasi tentuan me çdo kusht të shisnin një raport dashurie të imponuar e manipuluar te shqiptarët, tani na e ka fajin Selina”.

Ai nuk kurseu as ironinë ndaj figurës së Mirit, i cili u trajtua si i lënduari i situatës: “Miri djali i virgjër pa eksperiencë që nuk di nga dashuria… Miri Viktimë…”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE