
Një ngjarje tragjike ka prekur një familje nga Kosova, pasi një i ri ka humbur jetën në Suedi në rrethana që, sipas familjarëve, lidhen me një konflikt të armatosur mes bandave rivale.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja përmes një njoftimi publik, ku thuhet se viktima, Genti, nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ndodhej rastësisht në vendin ku ndodhën të shtënat.
Sipas reagimit të familjes, i riu po ecte në lagje kur u godit aksidentalisht nga të shtënat që, sipas tyre, ndodhën gjatë një konflikti mes grupeve rivale.
“Mbrëmë Genti na la tragjikisht nga plumbat e konflikteve të bandave të shumta në Suedi. Duke ecur në lagje, ai u vra aksidentalisht nga qërimi i hesapeve mes bandave rivale”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familjarët e kanë përshkruar humbjen e tij si një tragjedi të madhe, duke theksuar se ai ishte një kalimtar i rastit dhe nuk kishte lidhje me personat e përfshirë në konflikt.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, autoritetet suedeze nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen më shumë detaje.
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët e të ndjerit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
