LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 23:11

Detaje te reja kane dale nga ngjarja ku nje foshnje u gjet pa jete ne valixhe

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një ngjarje të rëndë që u raportua dje në mediat greke, ku policia gjeti një foshnje të vrarë brenda një valixheje.

Pas ekzaminimit mjeko-ligjor të trupit të foshnjës u vu re se në trup kishte mbi dhjetë plagë me thikë në pjesën e kurrizit.

Sipas vlerësimeve të deritanishme, foshnja lindi dhe më pas u vra. Megjithatë, deri më tani nuk ka qenë e mundur të përcaktohet me saktësi as mosha e foshnjës dhe as koha e vdekjes së tij.

Babai i foshnjës ka dëshmuar se foshnja qante vazhdimisht duke iu referuar edhe gjendjes së vështirë shëndetësore edhe të gruas së tij. Gjithashtu ai pretendoi se fëmijën ua kishin ndërruar në maternitet dhe se u kishin dhënë një foshnjë që nuk ishte e tyre.

“Foshnja qante gjatë gjithë kohës dhe gruaja ime ishte e trishtuar. E ndërruan në maternitet dhe na dhanë një tjetër që lindi i vdekur, dhe sapo vdiq, shtëpia jonë u qetësua”, thuhet se i tha ai policisë.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona të cilët dolën sot para gjykatës dhe u përballën me akuzat e penale. Ata akuzohen për një krim të lidhur me trafikimin e drogës dhe një kundërvajtje për mosraportimin e zbulimit të një trupi të pajetë. Ata janë një burrë grek, një grua gjermane dhe një burrë tjetër me origjinë afgane.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pas përfundimit të hetimit policor çështja do t’i dërgohet prokurorisë.