LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 21:09

Tronditet tirana nga ngjarjet e renda

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dy ngjarje të rënda të regjistruara pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet.

Sipas asaj që bëhet me dije nga autoritetet mësohet se në po të njëjtën orë, pra 18:15, dy ngjarje të ndryshme janë raportuar. Ku në rrugën “Kongresi i Manastirit” një 63 vjeçar dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, ndërkohë që në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales, një shtetas rreth 39-vjeç ka mbetur i plagosur.

Sa i përket 63-vjeçarit ai është dërguar në spital dhe fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që personi tjetër që mbeti i plagosur pas sherrit të ndodhur raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

-Rreth orës 18:15, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se është vetëhedhur nga sheshpushimi i katit të 4-t të një pallati, shtetasi F. S., rreth 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

-Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.