
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Borsh, ku një punonjës guroreje u aksidentua gjatë punës.
Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.
Si pasojë, 43-vjeçari ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës.
Sipas burimeve, i plagosuri ka pësuar politrauma në gjymtyrët e poshtme, deri në humbjen e një gjymtyre.
Pas dhënies së ndihmës së parë dhe stabilizimit fillestar në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
