
Deputeti i PS-së Eduart Shalsi, gjatë një interviste televizive në A2CNN, ka zbuluar se një ditë ka kaluar rastësisht në mesin e protestuesve në Tiranë dhe ka mbetur i habitur, pasi askush nuk e ka ofenduar.
Shalsi ka zbuluar se në protestë ka qenë edhe disa miq të tij dhe kushëriri që ai e do shumë.
Ndërsa në një moment, sipas tij ka dashur që të qëndrojë për të dëgjuar se çfarë flisnin njerëzit në protestë dhe çfarë thonin.
Shalsi: Në ditën e dytë apo të tretë të protestës më qëlloi që të isha tek kullat binjake dhe për shkak se makina nuk vinte dot më merrte, duhet të shkoja në këmbë deri tek shallvaret dhe ndesha përballë, po themi numër jo të vogël protestuesish.
Për hir të së vërtetës nuk më fyeu kush. Nuk më ofendoi kush. Ndonjëri më tha atë shprehjen time të famshme. Pata disa miq të mi. Pashë edhe një kushëririn tim që e dua fort dhe e respektoj fort për të vërtetës. Pra pashë fytyra do të thoja të bukura saqë për një moment thashë a të kthehem unë?
Madje Kujtimi një miku im, futi krahun dhe tha ej dhe ti në protestë, dhe pashë një mjedis burrash, grash, të rinjsh fëmijësh me karroca, nëna, vajza saqë për një mend thashë të kthehem dhe njëherë unë t’i dëgjoj një çik se çfarë po thonë këto, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
