LAJME / E Diel 11 Janar 2026, 18:06

Dëbora dhe akulli bllokon aksin kombëtar që lidh këto dy qytete të vendit

Reshjet me intensitet të lartë të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Peshkopi, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin.

Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në zonën e njohur si “Shkalla e Lunikut”.

Kjo zonë e frekuentuar gjerësisht nga turistët, vijon të përballet me probleme të mëdha për shkak të pranisë së vazhdueshme të dëborës dhe temperaturave të ulëta që kanë sjellë ngrica të rrezikshme.

Si pasojë, dhjetëra automjete dhe qindra turistë, të nisur drejt turizmit malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut, kanë mbetur të bllokuar. Ndërkohë, raportohet se të izoluara kanë mbetur edhe disa fshatra të zonës, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugës dhe normalizimin e situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE