LAJME / E Hënë 28 Tetor 2024, 13:01

Dasmë madhështore, por pse motra e madhe mungoi në gëzimin e Dafina Zeqirit

Fundjavën që sapo lamë pas u mbajt “dasma e vitit”. Këngëtarja Dafina Zeqiri kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergji.

Dhjetra VIP-a morën pjesë në festën e dashurisë, por mungesa e motrës së saj të madhe nuk kaloi pa u vënë re. Por Tringa apo siç njihet ndryshe Tiki Zeqiri ka bërë një postim në Instagram ku tregon se nuk ndodhet në Kosovë.

Raporti i këngëtares me dy motrat e saj është komentuar shumë dhe shpesh herë në rrjetet sociale.

Por ishte motra e vogël e Dafinës e cila u shfaq në dasëm e madje edhe kërcyen bashkë duke u bërë virale në rrjetet sociale./vizionplus.tv