
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe debatet që qarkullojnë lidhur me rolin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën shqiptare.
Sula, i cili pas zgjedhjeve të fundit parlamentare është shndërruar në një nga kritikët më të fortë të lidershipit aktual të PD-së, theksoi se ndryshimi i pushteteve në Shqipëri nuk vjen nga ndërhyrjet e jashtme, por vetëm nga vota e qytetarëve.
“E vendos vota qytetare. Harrojeni nuk merret Amerika te heqë një dhe te vendose një tjetër. Nuk vijnë ndërkombëtaret, nderkombetaret janë indiverentë me opozitën, e kanë braktisur lidershipin e saj. E ke ndjekje penale lidershipin, e ke nongrata lidershipin. Ndërkombëtarët nuk janë në rrethana që të mbështesin opozitën. Duhet të riformatohet opozita, të gjendet lider, të jetë e pastruar opozita dhe patjetër ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha Sula.
Në fund, ai hodhi poshtë zërat dhe spekulimet për ndërhyrje të liderëve ndërkombëtarë në politikën shqiptare, duke i cilësuar si thashetheme dhe se ai vetë personalisht nuk i beson.
“Unë nuk shoh ëndrra, unë dëgjoj te klubi i lagjes që e ka marrë Trump në telefon Ramën dhe i ka thënë ik, nuk besoj në këto gjëra unë”, shtoi Sula, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
