LAJME / E Martë 20 Janar 2026, 18:06

Blackout në Tiranë/ Gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Sqaron çfarë ndodhi brenda Reanimacionit

Krenar Lilaj, Shefi i shërbimit të Reanimacionit në QSUT, sqaroi se pajisjet nuk u ndalën në asnjë moment së funksionuari as në reanimacionin qendror, pasi ato kanë backup (UPS-bateri) sipas tij që mund të rezistojnë deri në 6 orë pa energji elektrike, kur janë të reja. Por transportimi i të sëmurëve në godinën ngjitur, aty ku energjia elektrike garantohej përmes gjeneratorit, u bë për arsye sigurie rreth 25 minuta pasi dritat ishin ndërprerë.

Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër”, tha Krenar Lilaj.

Pavarësisht se pajisjet, siç mjeku thotë, punuan normalisht, godina e njësisë së trajtimit ditor në QSUT (Ish-urgjenca), në katin e tretë të së cilës ndodhet edhe reanimacioni qendror, ishte e gjitha në terr për të paktën 30 minuta. Kjo do të thotë se gjeneratori, nuk është ndezur menjëherë dhe diçka nuk ka shkuar, derisa u rivu në punë.

Si mund të them është normale të ndërpritet energjia elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Nga pikëpamja profesionale, kjo ndërprerje s’ka cenuar kujdesin e pacientëve. Të sëmurët në reanimacionin kirurgjikal, vazhduan ta marrin trajtimin aty pa vështirësi, dhe gjendja e tyre nuk kemi asnjë komplikacion të situatës së këtyre të sëmurëve sa i përket ndërprerjes së energjisë”, tha Lilaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE