LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 21:09

BKH “shkund” Kadastrën, a iu mor telefoni drejtoreshës së ASHK-së? (Në ‘sitë’ drejtues dhe zyrtarë të lartë)

Byroja Kombëtore e Hetimit (BKH), ka zbarkuar në ASHK ku po heton disa drejtues dhe zyrtarë në disa qytete të vendit pas dyshimeve për një skemë të organizuar korrupsioni që lidhet me tjetërsimin e pronave, legalizime të paligjshme apo bashkëpunim me grupe kriminale.

Në disa media doli se i është sekuestruar telefoni drejtoreshës së ASHK-së, Lorena Goxhobelli, burime për Vox News thanë se nuk është e vërtetë. Madje burimet shtojnë se agjentët e BKH-së as nuk kanë kryer kontroll në zyrën e Kryeregjistrueses.


Vox News ka mësuar se BKH është instaluar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ditën e premte me orë të tëra.

Nën hetim janë zyrtarë dhe ish-drejtorë të cilët mund të kenë favorizuar regjistrimin e pronave në kundërshtim me ligjin.


Ndërkohë, sipas informacioneve SPAK ka vendosur sekuestro mbi disa sipërfaqe toke në zonën e Livadhit në Himarë dhe pritet të ketë edhe aksione të tjera në vijim.

See also  Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë 40-vjeçari, niset me urgjencë drejt Tiranës (EMRI)
Vatrat kryesore të korrupsionit dyshohet se ndodhen në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan.

Prokurorët e posaçëm po hetojnë ndikimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për lehtësimin e pastrimit të parave duke tjetërsuar pasuritë e paligjshme dhe duke investuar në sektorin e ndërtimit./voxnews , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE