
Greqia po përballet me zjarret, prej disa ditësh.
Flakët kanë përfshirë shumë zona të vendit.
Si pasojë e situatës së vështirë janë angazhuar ekipe zjarrfikëse, 15 automjete, 3 avionë si edhe helikopterë. Gjithashtu janë angazhuar edhe 2 grupe njësish këmbësorie.
Autoritetet kanë shprehur shqetësim për shkak edhe të erërave të forta, që vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Ndërkohë dy persona u dërguan në spital pasi morën lëndime të lehta.
