LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 19:07

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK për tenderin rreth 700 mijë euro të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), ku sipas organit të akuzës, komunikimet e siguruara gjatë hetimeve hedhin dritë mbi koordinimin e ish-kreut të KESH-it Ervis Berberi, zyrtares Adela Ruko dhe biznesmenit Dritan Dakoli, me qëllim favorizimin e kompanisë së Ervis Myftarit në procedurën e prokurimit.

Sipas SPAK, Dritan Dakoli, aksioner i kompanisë “Euronet”, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Berberin gjatë zhvillimit të tenderit. Hetimet tregojnë se Dakoli dhe fituesi i procedurës, Ervis Myftari, kanë pasur marrëdhënie të hershme pune, ndërsa lidhjet mes tyre shtrihen edhe në aktivitetet e kompanive që ata përfaqësojnë.

Nga komunikimet e administruara në dosje rezulton se më 23 janar 2020, Adela Ruko ka njoftuar Ervis Berberin se atë ditë do të publikohej fituesi i tenderit, duke i kërkuar njëkohësisht që kompania fituese të përgatiste dokumentacionin dhe sigurimin e kontratës për nënshkrim. Pak minuta më vonë, Berberi ia ka përcjellë këtë informacion Dritan Dakolit, duke i kërkuar të bëhej gati për firmosjen e kontratës.

Më datë 23.01.2020, në orën 08:27, shtetasja Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit me përmbajtjen:

“Babe, sot del njoftimi i fituesit për Harvardin.”

Ervis Berberi i është përgjigjur: “OK.”

Më pas, Ruko i ka dërguar një tjetër mesazh, ku shkruante:

“Ju thuaj të bëjnë gjithë dokumentacionin e hedhur në sistem, bashkë me sigurimin e kontratës, që kur të të them të vijnë t’i sjellin që të lidhim kontratën.”

Ervis Berberi i është përgjigjur:

Më tej, Adela Ruko i ka kërkuar edhe numrin e llogarisë bankare dhe IBAN-in.

Në orën 13:05, Ervis Berberi i ka dërguar mesazh Dritan Dakolit me përmbajtjen:

“Del njoftimi i Harvardit sot. Bëj gati letrat që të firmosësh kontratën.”

“OK vëllai. Nesër e pimë një kafe?”

Një ditë më pas, më 24.01.2020, në orën 08:49, Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit:

“Thuaju pak të sjellin dokumentet dhe sigurimin e kontratës sot, ata të Harvardit.”

Në orën 08:50, këtë mesazh Ervis Berberi ia ka përcjellë Dritan Dakolit, i cili i është përgjigjur:

“Hahaha, ne çunat e Harvardit. OK, patjetër. Vëllai, më jep një numër kontakti.”

Më 25.01.2020, në orën 10:47, Dritan Dakoli i ka shkruar Ervis Berberit:

“Viso, mirë? Paradhënie do ketë me pyet Harvardi?”

“Se duan paratë ato me fillu punë. U mësuan dhe keq me atë kontratën e katundit. Aty paradhënie 50%.”

Ervis Berberi i është përgjigjur:

“Sa të jetë, brenda ligjit.”

Në lidhje me operatorin ekonomik “Consulting & Management Albania” sh.p.k., i cili është shpallur fitues i procedurës së prokurimit, nga hetimi kanë rezultuar të dhëna me interes.

Shoqëria “Consulting & Management Albania” sh.p.k. është themeluar më datë 19.09.2008. Në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit, aksionerë të saj kanë qenë shtetasit Ervis Myftari, me 66% të aksioneve, dhe Skënder Bedalli, me 34% të aksioneve.

Sipas të dhënave të hetimit, Ervis Myftari ka qenë i punësuar pranë shoqërisë “R&T” sh.p.k. për periudhën 14.07.2017–15.08.2022.

Ndërkohë, Dritan Dakoli rezulton të jetë punësuar pranë kësaj shoqërie që prej datës 01.11.2011.

Dakoli rezulton gjithashtu aksioner i shoqërisë “Euronet” sh.p.k. që prej datës 19.06.2019.

Kjo shoqëri ka deklaruar në sistemin e administratës tatimore C@TS adresën elektronike “[email protected]”. E njëjta adresë email-i është deklaruar edhe nga shoqëria “Calypso Group Limited” sh.p.k., administrator dhe pronar i së cilës rezulton të jetë shtetasi Ervis Myftari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE