LAJME / E Martë 21 Prill 2026, 03:03

BE pa mungesë karburanti, por paralajmërohen rritje çmimesh dhe ndikim në fluturime

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka mungesë të përgjithshme karburanti në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa situata po ndiqet nga afër për shkak të zhvillimeve të fundit ndërkombëtare.

Përmes zëdhënëses Eva Hrdcirova, u bë e ditur se BE ka kapacitete të mjaftueshme për përpunimin e naftës dhe prodhimin e karburantit, përfshirë edhe atë për aviacionin.

Megjithatë, institucionet evropiane po përgatiten për skenarë të ndryshëm, në rast se situata ndryshon.

Shqetësimet janë shtuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, të cilat po ndikojnë në zinxhirët e furnizimit dhe në tregjet e energjisë.

Sipas zyrtarëve evropianë, janë vërejtur ndërprerje në infrastrukturën energjetike dhe në lëvizjen ajrore, çka mund të sjellë pasoja më të gjera.

Për këtë arsye, ministrat e transportit të vendeve të BE-së do të zhvillojnë një videokonferencë për të diskutuar situatën dhe për të koordinuar veprimet.

Fokusi do të jetë te bashkëpunimi mes vendeve, ulja e varësisë nga burimet e jashtme dhe marrja e masave konkrete për të përballuar çdo zhvillim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE