
Analisti Baton Haxhiu ka zbuluar se Belinda Balluku i ka ofruar Edi Ramës dy herë dorëheqjen, por kryeministri nuk e ka pranuar.
Baton Haxhiu thotë se Rama në këtë rast po bën betejë për parimin dhe nuk lejon që pezullimi të jetë një instrument i drejtësisë për të ndryshuar përbërjen e qeverisë.
“Belinda Balluku ka ofruar dorëheqjen edhe herën e parë, kur Dritan Prençi, e vendosi në lëndën e tij si të pandehur. Edhe sot në mëngjes zonja Balluku ka ofruar dorëheqjen. Zoti Rama në statusin e tij e tregon arsyen se përse nuk e pranon dorëheqjen. Jam munduar ta dekonstruktoj statusin e tij.
SPAK-u, por edhe GJKO, e kanë njëfarë autoriteti moral të momentit dhe një përkrahje të jashtëzakonshme te qytetarët. Kjo i ka shtyrë të sjellin vendime apo akt-akuza, që nuk e kanë vlefshmërinë maksimale të fakteve. Për faktin se kanë autoritetin moral, ata duhet të kërkojnë maksimumin për të ndërtuar një akt-akuzë. Sidomos për figurat si ministra apo anëtarë të qeverisë. Meqenëse nuk është bërë, erdhi momenti i ballafaqimit mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë, pasi autoriteti moral i SPAK e tejkaloi vetëveten duke kërkuar pezullimin e ministrit.
Natyrshëm, Rama nuk pranon dorëheqjen e Ballukut, sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar ekzekutivin. Është nderhyrje mes dy pushteteve“, tha Haxhiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
