LAJME / E Enjte 8 Janar 2026, 22:10

Anisa, sërish telashe me shpinën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka shqetësuar ndjekësit e saj pasditen e sotme, duke postuar një imazh nga ambientet e spitalit, pak çaste para futjes në rezonancë magnetike.

“Ia nisim sërish” – ka shkruar këngëtarja, duke lënë të kuptohet se po përballet me një përsëritje të problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se pas daljes nga formati vitin e kaluar, Anisa i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë, një problem që dukej se ishte lënë pas. Por, situata duket se është rënduar sërish.

Burime të sigurta pranë ish-banores kanë bërë të ditur se gjendja e saj është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Mësohet se Anisa po përjeton dhimbje të forta të shpinës, të cilat po i shkaktojnë vështirësi serioze edhe në lëvizje.

Sipas të njëjtave burime, shqetësimi kryesor mbetet mpirja e këmbës së djathtë, e cila në momente të caktuara ia bën të pamundur ecjen. Dyshimet e para të mjekëve lidhen me prekjen e dy nervave, të cilat po pengojnë funksionimin normal të shtyllës kurrizore.

Aktualisht, Anisa është në pritje të rezultateve të rezonancës për të parë nëse do të jetë e nevojshme një tjetër ndërhyrje apo një trajtim intensiv.

Urojmë shërim të shpejtë! /

do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE