LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 18:06

Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk do të figurojë si pjesë e Serbisë në të dhënat e autoriteteve gjermane.

Kjo pasaktësi është korrigjuar nga Autoriteti Federal i Aviacionit Civil të Gjermanisë, ka njoftuar sot ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti.

“Lajm i jashtëzakonshëm!”, shkroi sot ambasadori i Kosovës në Gjermani.

Ambasadori Ajeti tha se ANP “Adem Jashari” deri sot figuronte gabimisht si pjesë e Serbisë në të dhënat e autoriteteve gjermane.

“Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Autoriteti Federal i Aviacionit Civil të Gjermanisë (Luftfahrt-Bundesamt) ka korrigjuar pasaktësinë lidhur me Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, i cili prej vitesh ishte evidentuar gabimisht si pjesë e Serbisë”, ka bërë të ditur ambasadori, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE