
Deklarata të rënda dhe akuza të forta u hodhën nga konspiracionisti Alfred Cako, i cili pretendoi se edhe në Shqipëri ekziston një skemë shantazhi ndaj elitave politike, e ndërtuar sipas modelit të Jeffrey Epstein në Shtetet e Bashkuara. Sipas Cakos, bëhet fjalë për Ergys Agasin, një person shumë pranë kryeministrit Edi Rama, që sot kërkohet nga drejtësia për aferat te AKSHI, i cili ka përdorur mijëra orë xhirime nga ambientet private në Bllok për të mbajtur nën presion politikanë, drejtues policie dhe figura të administratës.
“Edhe në Shqipëri thuhet që ka një “dosje Epstein”. “Është personi që ishte shumë afër Ramës, Ergys Agasi që e kërkon drejtësia tani, dhe ai ka me mijëra orë xhirime ku në zyrat dhe ambientet e veta në Bllok shkonin gjithë personalitetet e administratës shqiptare, personalitetet politike, drejtorë të ndryshëm policie.
Vinte edhe Vlora Hyseni, kryetarja e SHISH-it, që ndoshta e ka sjellë Batoni, nuk e di kush e ka rekomanduar atje. Dhe kjo shkonte aty, raportonin te Agasi. Ky ishte një lloj Jeffrey Epstein, që sipas metodës që ndiqej në Shtetet e Bashkuara, e ka adoptuar Rama. Rama i jepte këtij fuqi të mëdha dhe i thoshte “thirri këtu, thuaju do ndërhyj unë te Kryeministri që ty të të bëj këtu, të të bëj aty, ama ti do bësh këto që të them unë para se ti të shkosh atje”. Dhe nëpërmjet filmimeve që u bënin, i mbante këta pastaj në presion që të mos shmangeshin nga orekset që kishte Kryeministri. Pra një botë jashtëzakonisht perverse është ndërtuar edhe në Shqipëri.
Një miku im më shkroi nga Prizreni dhe më tha që në Kosovë po i lëshojnë këto certifikatat familjare ku fëmijëve u thonë “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Dhe kjo është një diçka e tmerrshme. Unë Albinin për disa gjëra e kam simpatizuar, mirëpo e shikoj që ka hyrë thellë në këto axhendat globale të LGBT-ve. Ku sot që Shtetet e Bashkuara kanë dalë kundër këtyre axhendave të globalistëve, ky e ka vendosur prapanicën fort te axhendat e globalistëve dhe po ndjek veprime shumë të dëmshme që shkatërrojnë moralin dhe shoqërinë, moralin shekullor tradicional të kosovarëve.
Ashtu si edhe në Shqipëri ndodh e njëjta gjë pak a shumë. Dhe gjithë shoqëria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet që t’u kundërvihen dhe t’i luftojnë shumë këto fenomene. Unë në qoftë se zgjedhjet do bëhen nga populli në Shqipëri, do vë kandidaturën për President pikërisht për të shkatërruar me të gjithë fuqinë që do më japë ligji dhe mundësitë e mia – në qoftë se unë fitoj – për t’i shkatërruar të gjitha këto axhenda djallëzore. Dhe do luftoj për forcimin e vlerave të familjes”, tha ai ndër të tjera.
I pyetur drejtpërdrejt nëse Edi Rama mund të jetë pjesë e dosjeve të lidhura me Epstein, Cako u shpreh se kjo nuk përjashtohet. “Nuk është çudi. Rama është një natyrë perverse. Dhe këto ftesa në ambiente të këtilla do t’i bënte me shumë kënaqësi edhe sikur të mos kishte asnjë lloj përfitimi, sepse ashtu është natyra e tij. Ju e keni parë, rri lakuriq ai. Rrinte lakuriq në shtëpi, më ka thënë i ndjeri Moikom Zeqo që ka pasur babanë e Ramës, Kristaqin, shok të ngushtë. Kristaqi i thoshte që “nuk më rrihet në shtëpi, se ai rri pa mbathje nëpër shtëpi në sy të mamasë”, kur Rama ishte 16 apo 17 apo 18 vjeç.
Nuk e di sa është e vërtetë kjo, po Moikomi nuk gënjente dhe Kristaqi nuk kishte pse të gënjente për djalin e tij. Pra një njeri i tillë nuk është çudi që të shkojë nëpër këto ambiente. Aq më tepër që në vitin 2018 flitet që avioni i Epstein-it, “Lolita Express”, ka qenë në Tiranë. Dhe e kam dëgjuar që mund të ketë fjetur edhe një natë në një hotel në Dajt, në një resort luksoz, ku mund të ketë pasur edhe kështu… jo rituale satanike, por perversitete seksuale të ndryshme.
Kam dëgjuar disa gazetarë që kanë thënë që avioni “Lolita Express” ka qenë në Tiranë në vitin 2018. Nuk di sa është e vërtetë. Ata që e kanë thënë mbajnë përgjegjësi, por këta perversët e “Rilindjes” nuk e kanë problem të bëjnë gjëra të këtilla. Madje siç thashë, flitet që aty te Agasi kanë atë ishullin e tyre të Epstein-it dhe ka, me mijëra orë xhirime të cilat i ka SPAK-u. Nuk e di sa është e vërtetë kjo, por ka shumë njerëz që janë afër këtyre rretheve që e thonë”, tha Cako ndër të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
