
Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me situatën e vështirë që po kalon prej 2 ditësh vendi ynë për shkak të motit të keq.
Delegacioni i BE shpreh gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacione dhe imazhe relevante nga sateliti Copernicus.
Së bashku me Shtetet Anëtare, BE është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit”, thuhet në reagimin e BE, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
