LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 02:02

Akuzoi Kuvendin Kombëtar se ka marrë fonde nga PS, te riut i ndodh e keqja disa ore me vone. Dy persona…

Rikleo Cepa është i riu i cili mesditën e kësaj të shtune iu bashkua mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të Protestës. Ashtu si shumë qytetarë të tjerë që prej 49 ditësh janë pjesë e protestave dhe kanë dalë kundër këtij Kuvendi, edhe Cepa në fjalën e tij hodhi akuza ndaj personave që sipas tij kanë marrë përsipër përfaqësimin e kësaj lëvizjeje dhe po flasin në emër të protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, Cepa deklaroi se disa prej të pranishmëve kanë përfituar fonde nga Partia Socialiste, duke theksuar se ata nuk kanë më asnjë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët.

“Sot erdha për të folur shumë pak. E dini shumë mirë se nuk do të drejtoj gishtin tek askush, por e dini shumë mirë se disa prej jush kanë marrë fonde nga Partia Socialiste edhe këto nuk i fshihni dot, fytyrat tuaja mbahen mend. mbahen mend nga këto shoqatat tuaja të pastra ato shoqata aq të bukura që i keni mbajtur mbi kurriz, as gjyshja e babit tim s’do t’ju shohë me sy jo më të vini këtu.

Këtu nuk e ka vendin askush prej jush që e keni kalbur këtë shtet, e keni kalbur bashkë me Edi Ramën dhe bashkë me qeveri. Vini këtu dhe i thoni rinisë, jo ti këtu jo ti këtu. Askush nuk jep më urdhër, brezi juaj ka marrë fund. Do të vijë rinia dhe rinia do të vendosë për gjithçka dhe fondet do të ndalen”, tha ai gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Mirëpo, menjëherë pas kësaj deklarate situata është tensionuar dhe sipas të riut disa persona të pranishëm në atë mbledhje iu afruan dhe e kërcënuan.

Ky episod është bërë publik nga vetë Cepa përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka bërë me dije se dy persona i janë afruar dhe i janë drejtuar me fjalën “kujdes”.

“Kur e vërteta dhemb, fillojnë ofendimet. Thashë një realitet: shumë prej tyre kanë marrë fonde. Nuk përmenda emra dhe nuk sulmova askënd personalisht. Megjithatë, dy persona u ndien menjëherë të prekur dhe erdhën duke më ofenduar, duke më vendosur etiketa politike dhe duke më thënë “kujdes”.

Si ka mundësi që njerëz të moshës së tretë, të cilët e dinë shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe kush ka përfituar, në vend që të përgjigjen me argumente, zgjedhin sulmin dhe frikësimin?

Unë nuk do të hesht vetëm sepse dikujt i dhemb e vërteta. Ofendimet nuk e ndryshojnë realitetin dhe kërcënimet nuk e fshehin dot atë. Kur një fjali pa emra i shqetëson kaq shumë disa persona, ndoshta problemi nuk është fjalia, por ndërgjegjja e tyre”, shkruan ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE