
Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë më parë. Ajo thotë se vëmendjen ia ka tërhequr thjeshtësia e “banesës së fundit” të tij.
“Si vizitore e përjavëshme në varrezat e Sharrës, teksa kaloj ngadalë me makin? midis qytetit të vdekjes sytë mu ndalën tek varri i Fatos Nanos. Bie në sy sepse është në hyrje të varrezave dhe nuk është lapidar me mermer siç sheh rëndomt? në varreza.
Zbrita një çast nga makina dhe u ndala aty. Para vdekjes ndihesh po aq e ftohtë sa ajo, por edhe reflekton përse jeton. Të zbutet zemra dhe kupton se në kêtë jetë je thjesht një kalimtar dhe do të mbahesh mend për mirë apo për keq”, shkruan ajo.
Juristja Mirela Jorgo thotë se në atë “qytezë”, të gjithë janë të barabartë dhe askush nuk pyetet për vila e pasuri. Pak metra më tej, ajo thotë se prehet dhe bashkëshorti i saj, të cilin e viziton shpesh duke u përkujdesur për varrin e tij.
Mirela jep dhe një mesazh për politikanët shqiptarë, të siç thekson, ua bëjnë më të vështirë jetën qytetarëve të tyre, ama një ditë do të prehen në një “banesë” të tillë dhe nëse do të kenë fat, do të kenë lule pranë, në të kundërt vetëm beton.
“Me pushtet apo pa pushtet, në kete qytez je njësoj i barabartë me të gjithë. Nuk pyetesh a ke pasuri, a ke pallate, kulla, vila, verë të shtrenjtë. Jo, askush nuk do tja dij?. Pastaj vazhdova ngadalë, pakëz më tutje, mora një bidon uj?, duke u ndalur tek vendi i bashkëshortit tim.
Nuk e di sa koshient janë këta të politikës q? na e nxinë jet?n, nj? dit? do të jen? pran? Fatosit, ose pran? nj? pensionisti, arsimtari, apo fermeri. Sipêr do të kenë ca lopata dheu. Po të kenë fat mund t? ken? edhe pak jeshilëll?k. Në të kundêrt do t? kenë beton ngjitur me nj? varr tjeter”, përmbyll juristja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
