LAJME / E Diel 19 Prill 2026, 21:09

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen “kokë më kokë” (Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fiersheganit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, një person që udhëtonte në një mjet tip Toyota ka mbetur i plagosur. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, së bashku me efektivët e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit tip Toyota ishte në manovër parakalimi kur është përplasur me një mjet tip Skoda në aksin nacional Lushnjë–Berat.

Situata në zonë u paraqit e vështirë për shkak të qarkullimit të dendur të mjeteve, ndërsa policia po punon për normalizimin e trafikut dhe dokumentimin e plotë të aksidentit.

Fatmirësisht, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE