LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 16:04

E synuar për t’u emëruar gjyqtare, KLGJ refuzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Pamela Qirkos, motrës së Belinda Ballukut, për t'u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Pamela Qirko, e njohur në publik edhe si motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte pjesë e listës prej 10 juristësh nga institucionet e vetingut që kishin aplikuar për t'u anëtarësuar në sistemin e Gjykatës së Apelit pas përfundimit të mandatit të tyre kushtetues.

Në mbledhjen plenare të mbajtur këtë të premte, Këshilli mori vendimin për të rrëzuar kërkesën e saj, duke mos i dhënë dritën jeshile për të veshur rrobën e zezë në shkallën e dytë të gjyqësorit.

Së bashku me Qirkon, KLGJ hodhi poshtë edhe kërkesat e 9 kolegëve të saj të tjerë nga KPK (Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia), duke mbyllur përkohësisht rrugën për kalimin e tyre të drejtpërdrejtë në Kolegjet e Apelimit.


Shih edhe    I transferuar nga burgu i Fushë-Krujës në burgun e Peqinit për arsye sigurie, Durim Bami është i mbyllur në sektorin e sigurisë së lartë.
Vendimet e Gjykatës së Lartë

Sot, më datë 10.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen e tij të radhës Plenare, në të cilën shqyrtoi çështjet e mëposhtme:

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”.

Këshilli vendosi të caktojë me short relatoren për procedimin disiplinor nr. 1/2026, të filluar kundër magjistrates znj. Suela Dashi, me funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër.

Këshilli vendosi të zgjasë afatin e emërimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Sokol Ibi.

Më pas, Këshilli miratoi vendimin për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit, z. Sokol Ibi, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Këshilli vendosi të refuzojë kërkesat për emërim në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

Shih edhe    BE-ja paralajmëron Shqipërinë për resortin e Kushnerit në Sazan: “Shmangni veprimet që mund të ndikojnë në anëtarësimin në BE”
Znj. Suela Zhegu;
Znj. Firdes Shuli;
Znj. Alma Faskaj;
Znj. Brunilda Bekteshi;
Znj. Pamela Qirko; Z.
Olsi Komici;
Znj. Valbona Sanxhaktari;
Znj. Xhensila Pine;
Znj. Etleda Çiftja;
Z. Roland Ilia.
Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi të zëvendësojë zyrtaren përgjegjëse për vlerësimin, Znj. Merita Karaj, në procedurat për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve.

Më tej, Këshilli vendosi të shpallë të përfunduar pa vendim përfundimtar procedurën e verifikimit të pasurive dhe karakterit për kandidaten për programin e trajnimit fillestar, në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2026-2027, profili asistente ligjore, znj. Kledjana Llalla.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, buxheti i gjykatave, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2026”.

Në përfundim, Këshilli vendosi të miratojë procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 29.04.2026 dhe 06.05.2026, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE