LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 16:04

VIDEO: Qeni i familjes shpëton heroikisht fëmijën nga ariu, kamera e sigurisë regjistroi gjithçka

### **Qeni i familjes bëhet hero: Shpëton fëmijën nga sulmi i ariut, kamera e sigurisë regjistroi gjithçka (VIDEO)**

Një qen familjar nga **Konektikati** është kthyer në hero për familjen Tazara, pasi me guxim mbrojti një djalë të vogël që po luante para shtëpisë, në momentin kur një ari u vërsul drejt tij.

Videoja e regjistruar nga kamera e sigurisë në shtëpinë e Jeffrey Tazarës tregon djalin e tij të vogël duke qëndruar në oborr, kur papritur shfaqet një ari i zi që vrapon me shpejtësi drejt fëmijës.

Teksa djali largohet, qeni i familjes, **Bella**, një përzierje e racës husky, shihet duke vrapuar nga ana tjetër e oborrit dhe duke e ndjekur ariun. Qeni i afrohet kafshës, e rrethon dhe pozicionohet mes ariut dhe fëmijës, duke shërbyer si mburojë për ta mbrojtur.

Tazara tha se videoja është regjistruar të shtunën në shtëpinë e tij në Konektikat. Në një intervistë për **ABC News**, ai tregoi se ishte duke u përgatitur për të shkuar në një festë kur dëgjoi lehjen e qenit të tij.

Family dog swoops in to save six-year-old from charging bear. FULL STORY ? https://t.co/LD1apsKBjL pic.twitter.com/avEmSue1Zn

? Alaska's News Source (@AKNewsNow) July 9, 2026 " />

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa Bella është cilësuar si një “hero i vërtetë” nga familja për guximin e treguar në mbrojtje të fëmijës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE