
### **Tragjedi në Gostivar: 14-vjeçarja humb jetën pas rënies nga luhatësja në park**
Një ngjarje tragjike ka tronditur Gostivarin, pasi një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pas një rënieje nga luhatësja në parkun e qytetit.
Sipas informacioneve nga **Ministria e Punëve të Brendshme**, rasti është raportuar më 9 korrik 2026, rreth orës 20:20, në SPB Tetovë, pasi nga Qendra Mjekësore e Gostivarit kanë njoftuar se tek ata ishte sjellë pa shenja jete **Sh.N. (14)** nga Kavadari, e cila po qëndronte në Gostivar.
Sipas informacioneve fillestare, vajza kishte rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit. Pas aksidentit, ajo u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në orën 20:55 u konstatua vdekja e saj.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i vajzës është dërguar për obduksion.
Institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur kjo tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
