LAJME / E Martë 6 Janar 2026, 18:06

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, raportohet për të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar pak më parë në Rrugën e Arbrit, në aksin Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë.

Në aksident janë përplasur dy automjete, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtues të mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Fatmirësisht, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë ka pasur vështirësi të përkohshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE