
Pas akuzave të ngritura në rrjet per nje jave rresht për tentativë fshehje të vdekjes së një turisteje në Palasë, Policia e Vlorës ka dalë me reagim zyrtar, përmes së cilit zbulon dhe shkakun e vdekjes së të resë.
Në reagimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bëhet me dije se më 30 korrik rreth orës 11:45, blutë kanë marrë njoftimin nga Qendra Shëndetësore e Palasës se ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shtetasja gjermane M. S., 33 vjeçe. Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjeve të bluzave të bardha bëhet me dije se e reja humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Përmes këtij reagimi, Policia thekson se rasti ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e shkaqeve natyrale, duke zbuluar kështu të vërtetën e një ngjarje e cila u aludua si tentativë për fshehje.
Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë:
Nisur nga një lajm i publikuar në media në lidhje me humbjen e jetës së një shtetaseje të huaj në Palasë, sqarojmë opinionin publik se:
Rreth orës 11:45, të datës 30.07.2026, Stacioni i Policisë Dhërmi u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte dërguar shtetasja gjermane M. S., 33 vjeçe, e cila kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, humbi jetën.
Nga veprimet e kryera paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi shtetasja gjermane dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë.
Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme.
Në lidhje me këtë rast, nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet në përputhje me procedurat standarde të punës dhe legjislacionin në fuqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
