LAJME / E Martë 29 Korrik 2025, 13:01

“Ajo pinte dhe më dh*nonte, por e doja”, dëshmia tr*nditëse e 31-vjeçarit që vr*u të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, ja pse e bera

Ilirjan Selmani, 31 vjeç, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dhënë një dëshmi tronditëse para policisë, duke pohuar se kishte një lidhje trevjeçare me viktimën dhe se, pavarësisht diferencës në moshë, ai e donte.

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës,” ka thënë Selmani në rrëfimin e tij, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.

Ai ka pohuar se shpesh bashkëjetuesja e tij dehej dhe e dhunonte, por ai e duronte “sepse e donte”. Sipas dëshmisë, kohët e fundit raporti mes tyre ishte tensionuar edhe më shumë: “jo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më.”

Selmani ka tentuar të justifikojë praninë e gjurmëve të gjakut duke thënë: “Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos ishte therur ndonjë pulë, sepse ajo ishte e fiksuar pas pastërtisë.”

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se 31-vjeçari e ka goditur me thikë disa herë Kozeta Teçon pas një grindjeje, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke i vënë flakën banesës.

Ilirjan Selmani ndodhet tashmë në pranga, Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE