LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 02:02

“Ai e ka shkruar me gjak historinë, mos prekni themelet “/ Limaj ka një përgjigje të fortë për Ramën dhe Ballën

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.

Përmes një postimi, Limaj ka bërë thirrje që të mos preken vlerat dhe figurat që, sipas tij, përbëjnë themelet e lirisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar. Me anë të këtij reagimi, Limaj i është përgjigjur Edi Ramës dhe Taulant Ballës për përdorimin e figurës së Tahiri Sinanit në interesat e tyre politike.

‘Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore. Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare’, ka shkruar Limaj.

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me homazhe për Tahir Sinanin dhe të gjithë të rënët për liri.

‘Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!’, ka theksuar Limaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE