LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 16:04

Abuzoi dhe filmoi ngjarjen/ TRONDITËSE në Greqi! E mitura shqiptare përdh*nohet nga bashkëkombësi 14-vjeçar

Një rast i rëndë i dyshuar i abuzimit seksual ndaj një të miture është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku autoritetet kanë nisur hetimet ndaj një 14-vjeçari.

Sipas mediave greke, strukturat e Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve kanë ngritur akuzë penale ndaj të miturit, pas denoncimit të bërë nga një vajzë 15-vjeçare.

Në kallëzim pretendohet se 14-vjeçari, shtetas shqiptar, e ka detyruar të miturën të kryejë veprime seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, dyshohet se ai ka regjistruar pamjet e ngjarjes.

Pas raportimit të rastit, policia ushtroi kontroll në banesën e të miturit, ku gjeti dhe sekuestroi materiale e pajisje elektronike që tashmë po analizohen nga laboratorët mjeko-ligjorë të Greqisë së Veriut.

Materialet hetimore do t’i dorëzohen Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE