
Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari, ka komentuar vendimin e Presidentit për të dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë më 9 nëntor, ndërsa situata ligjore për kreun e shkarkuar të Bashkisë, Erion Veliaj, është ende në proces gjyqësor.
I ftuar në emisionin Kjo Javë në News24, Hajdari u shpreh se vendimi i Presidentit për të dekretuar datën, pa pritur përfundimin e betejës ligjore në Gjykatë, ka ngritur mjaft diskutime në radhët e juristëve dhe konstitucionalistëve.
Shumica e juristëve që janë prononcuar publikisht kanë shprehur rezerva për dekretin. Sipas tyre, Presidenti duhej të priste vendimin e Gjykatës. Subjekti i ankimimit ka zgjedhur të shkojë në Kushtetuese, ndërkohë që ka opinione se kompetente mund të jetë Gjykata e Apelit Administrativ”, tha Hajdari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
