LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 17:05

A do të jetë tension? Protestuesit pak metra larg Ramës, çfarë mund të ndodhë sot…

Prej 12 ditësh Tirana pas orës 18:00 deri në orët e vona zien nga shqiptarët që kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Si çdo ditë edhe sot do të vijojë protesta që nis nga sheshi Skënderbej, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

E ndërsa protestuesit do të derdhen edhe sot lumë në rrugët e Tiranës, shumë pranë tyre, te sheshi Italia, nga ora 17:30 e më tej, Rama do të mbledhë socialistët për të festuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tirana sot do të paralizohet nga protestuesit në njërën anë dhe nga socialistët në anën tjetër. Në vazhdën e këtyre dy aktiviteteve pikante, pyetjet që shtrohen janë: Si do të bashkëjetojnë këto dy ngjarje? Do të ketë përplasje midis qytetarëve dhe mbështetësve të partisë?

Sot Tirana mund të jetë një skenë ku secila lëvizje mund të ndryshojë rrjedhën e ditës. Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE