LAJME / E Hënë 19 Janar 2026, 11:11

A do jetë Shqipëria një anëtare e përhershme e “Bordit të Paqes” duke paguar 1 miliard dollarë? Ja si përgjigjet Spiropali

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka komentuar në një konferencë për mediat pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, ku është pyetur nëse Shqipëria do të një anëtare e përhershme, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump u shpreh se ata që duan të jenë të tillë, duhet të paguajnë 1 miliard dollarë.

Sipas Spiropalit, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, pasi është një ftesë e drejtpërdrejtë nga Trump.

Ajo shtoi më tej se Shqipëria me statusin e anëtarin Themelues të Bordit të Paqes, do të shoh në vijim angazhimet të cilat burojnë nga statuti.

Spiropali: Dua të sqaroj në fillim se Bordi i paqes nuk është vetëm për Gazën edhe pse zgjidhja e situatës atje, sigurisht ka një urgjencë më të madhe dhe buron edhe nga Plani i Paqes i Presidentit Trump, ku tani në fazën e dytë për planin gjithëpërfshirës pas kalimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezoluta e 2803, i hapet rrugë krijimit të Bordit të Paqes. Dua këtu të kthej disa përgjigje të shkurtra në lidhje me detyrimet, por edhe me angazhimet në vijim. Jo, nuk ka detyrime financiare, është një ftesë nga Trump, pra e drejtpërdrejtë.

Nuk ka angazhim tjetër përveçse angazhimit të shpallur botërisht dhe që ne e deklarojmë për marrjen pjesë në këtë bord dhe sigurisht që Shqipëria me statusin e anëtarin Themelues të Bordit të Paqes, do të shoh në vijim angazhimet të cilat burojnë nga statuti. Por, është një organizëm suixhenis, por që aspak dhe për asnjë arsye nuk i kundërvihet OKB-së, përkundrazi, rrjedh nga një rezolutë e Kombet të Bashkuara, mbi krijimin e Bordit të Paqes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE