LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 00:12

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale ose nuk mbulojnë as gjërat më të domosdoshme.

Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të zhvilluar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, 67% e qytetarëve e rendisin koston e jetesës dhe çmimet e larta si një nga dy problemet më të rëndësishme të vendit.

Presioni ekonomik po ndikon edhe në kërkesat ndaj qeverisë: 61% do të preferonin përparësi për uljen e kostos së jetesës, përkundrejt 38% që zgjedhin luftën ndaj korrupsionit.

Ndërsa përballë integrimit europian, 57% vendosin të parën përballueshmërinë dhe 43% anëtarësimin në BE dhe reformat e nevojshme për këtë proces.


Kostoja e jetesës ka një diferencë të madhe ndaj shqetësimeve të tjera. Papunësia përmendet nga 35% e të anketuarve si një nga dy problemet kryesore, ndërsa korrupsioni nga 29%. Më pas renditen pensionet me 13%, shëndetësia me 11% dhe emigracioni me 10%.

Në përgjigjen e parë spontane, 42% përmendën menjëherë koston e jetesës dhe çmimet, ndërsa 25% të tjerë e renditën si problemin e dytë më të rëndësishëm. Për papunësinë, këto përqindje ishin përkatësisht 19% dhe 16%, ndërsa për korrupsionin 13% dhe 16%.

Për familjet, shqetësimi më i madh lidhet me shpenzimet më bazike. Mes 808 të anketuarve që e identifikuan koston e jetesës ose çmimet si një nga problemet kryesore, 40% thanë se barra më e madhe ishte çmimi i ushqimeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE