LAJME / E Diel 11 Shkurt 2024, 14:02

3 automjete përplasen në aksin Memaliaj-Krahës, ndërron jetë 40 vjeçarja

Një aksident fatal është regjistruar këtë të Dielë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës të Gjirokastrës.

Siç bën me dije policia, 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë një pasagjere. 2 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftojnë blutë./tvklan.al