LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 11:11

ATENTAT NDAJ TIFOZIT/ "Radulla" q*llohet me a*më, "Plisat" shprehin ngushëllimet për Agron Hajdarin

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Viktima është Agron Hajdari, i njohur edhe me nofkën “Radulla”, i cili njihej si pjesë e tifozëve të Prishtinës, grupit “Plisat”.

Sipas informacioneve, ai është qëlluar nga një person i maskuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje.Hajdari ka qenë i njohur edhe më herët për autoritetet e rendit. Ngjarja ka tronditur komunitetin sportiv në Prishtinë.

Grupi “Plisat” ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij dhe duke e kujtuar si një pjesë të tyre prej shumë vitesh.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e sulmit.“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.

Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.

Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.

Pusho i qetë Goni! Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në postim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE