LAJME / E Hënë 15 Shtator 2025, 13:01

Tërmet i fuqishëm në Detin Mesdhe

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter është regjistruar pak para mesditës së sotme në Detin Mesdhe.

Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën 11:55 minuta. Epiqendra ndodhej rreth 247 kilometra në juglindje të Valletta-s, kryeqyteti i Maltës, dhe 250 kilometra në juglindje të Birkirkarës, shkruan A2 CNN.

Në Qendrën Europiane të Sizmologjisë kanë komentuar banorë të Maltës duke thënë se i kanë ndjerë lëkundjet për rreth 10 sekonda.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE