SHOWBIZ / E Diel 28 Janar 2024, 17:05

Ylli Limani humb njeriun e afërt

Këngëtari dhe kantautori i njohur nga Kosova, Ylli Limani ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e tij. Përmes një postimi në ‘Instastory’, ai bën me dije se gjyshja e tij është ndarë nga jeta.

Këngëtari i ka dedikuar një mesazh të ndjerë lamtumire gjyshes së tij, njeriut që i zbukuroi fëmijërinë dhe jetën. Ai shkruan se do t’i mungojë por nuk do ta harrojë asnjëherë atë.