LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 21:09

LAJM I FUNDIT/ Qeveria Rama merr VENDIMIN “final”: Nga sot, do të caktohet …

Qeveria Rama këtë të mërkurë njoftoi vendimin për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.

Sipas ministres Delina Ibrahimi ky mekanizëm do të shërbejë për reduktimin e akcizës dhe uljen e çmimit në treg, i cili prej më shumë se dy javësh qëndron në nivele të larta.

“Sot morëm një vendim për riaktivizimin e bordit të transparencës për çmimet e karburanteve.

Pak më parë ishim të pavendosur për ngritjen e tij, por duke qenë se prej më shumë se dy javësh qëndron në nivelin 222 lekë për litër, ne kemi marrë një vendim paraprakisht ku sa herë që kalon 220 lekë ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës që çmimi i karburanteve të reduktohet, dhe mekanizmi i vetëm për reduktimin e akcizës ishte ringritja e bordit të transparencës”, u shpreh Ibrahimaj.