SHOWBIZ / E Shtunë 8 Tetor 2022, 13:01

"Të kam paragjykuar", Valbona Selimllari i kërkon ndjesë publikisht gazetares së njohur të Top Channel

Gazetarja e njohur, Elona Duro ka performuar në skenën e “Dancing With The Stars”, e cila arriti të marrë goxha vëmendje.

Gjithashtu edhe juria pati komente pozitive për të.

Mirëpo, anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari tha se e ka paragjykuar shumë Elonën e për këtë i kërkoi ndjesë. Valbona mendoi se gazetarja nuk do të jepte maksimumin.

“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, nënvizoi Valbona.