LAJME / E Premte 31 Korrik 2026, 01:01

Tronditen shqiptarët në Greqi, FOTO: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksident me motor, thuhet se ato..

Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi dhe Edison Xhaka, 28 vjeç nga Elbasani, janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik me motor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ishullin e Kretës, në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me bordurat metalike.

Edhe pse u transportuan me shpejtësi me ambulanca drejt Spitalit të Hanias, dy të rinjtë nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe humbën jetën.

Aleksandër Toçila dhe Edison Xhaka po udhëtonin me motor në aksin rrugor Kissamos-Hania, pranë qytetit të Kolymbarit në Kretë, kur janë aksidentuar dhe sipas Shoqatës Shqiptare Kisamo “Kastel” në ishull, ndërruan jetë në vend.

Edisoni raportohet se jetonte e punonte prej vitesh në Kissamo, kurse Aleksandri jetonte e punonte me kohë të pjesshme në po të njëjtën zonë.

“Është një ngjarje e rëndë, e cila na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Edisoni një djalë punëtor, i respektueshëm, me ëndra për të ardhmen, të cilat iu ndërprenë në mes, duke lënë të hidhëruar familjarët e tij, shoqërinë e tij të cilët ishin të shumtë, por edhe opinionin vendas, sigurisht që dhimbja është e njëjtë edhe për Aleksandrin, për  familjen e tij, shoqërinë”, shkruan Shoqata.

Familja Xhaka ka hapur dyert për ngushëllime pranë banesës së vëllait të madh të Edisonit, Festimit, ndërsa për familjen Toçila pritjet e ngushëllimit do të zhvillohen në ambientet e shoqatës, e cila do të jetë e hapur për bashkatdhetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE