LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 23:11

E MADHE KJO! Rindizen fitilat në PS, Edi Ramës i del kundër edhe Pandeli Majko

Majko kundër marrveshjes me serbët për konsullatat…

Shtohen zërat kritikë në radhët e mazhorancës. Edi Ramës i ka dalë kundër edhe Pandeli Majko. Jo për protestat, por për konsullatën serbe në Shkodër.

Qëndrimi i Majkos vjen pas atij të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili reagoi ashpër ndaj raportimeve për një marrëveshje në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Të dy ish-zyrtarët e lartë të së majtës ngrenë pikëpyetje mbi vendimin, duke e parë atë përtej një çështjeje të zakonshme konsullore.

Majko, përmes një reagimi, e vendos në qendër të diskutimit raportin mes hapjes së një konsullate serbe në Shkodër dhe një përfaqësie shqiptare në Luginën e Preshevës, duke argumentuar se dy rastet nuk mund të trajtohen si të barasvlershme.

“Konsullatë serbe në Shkodër?!…

Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti!

Kundrejt hapjes së kosullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!

Lugina e Preshevës është një vazhdimësi teritoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!

Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…

Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër! Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!”, shprehet ai.

Reagimi i Majkos vjen në një moment kur çështja ka hapur debat mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe mënyrën se si Tirana duhet të trajtojë raportet me Beogradin. Ish-deputeti e vendos theksin te konteksti rajonal dhe te qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe Malit të Zi, duke e konsideruar hapjen e konsullatës në Shkodër si një zhvillim që, sipas tij, nuk mund të shihet thjesht si një çështje administrative.

Qëndrimi i Majkos është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të profilit të tij politik, pasi ai vjen nga e njëjta forcë politike me kryeministrin Edi Rama. Në këtë mënyrë, kritikat ndaj hapjes së konsullatës serbe nuk po vijnë vetëm nga opozita apo nga figura jashtë mazhorancës, por edhe nga ish-zyrtarë të lartë të së majtës.

Më herët, edhe Ditmir Bushati kishte shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje. Ish-ministri i Jashtëm deklaroi se shpresonte që lajmi i bërë publik nga pala serbe të mos ishte i vërtetë, duke e konsideruar një konsullatë të Serbisë në Shkodër si të gabuar si në planin strategjik, ashtu edhe në atë taktik.

Bushati argumentoi se një përfaqësi e tillë nuk do të pasqyronte realitetin historik dhe peshën e minoritetit serb në zonën e Shkodrës, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për klimën politike në rajon.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se Beogradi dhe Tirana kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE